March 18, 2010 ne TEKNOLOGJI nga nonealbania
Shërbimet e popullarizuara të internetit gjithmonë kanë qenë cak i sulmeve të cyber mashtruesve, prandaj aspak nuk na çudit paraqitja e kërcënimit më të ri, e cila shfaqet si porosi e-maili e dërguar nga tabori i rrjetit për shoqërim – Facebook.
Nëse gjatë disa ditëve të fundit keni pranuar ndonjë e-mail i cili gjoja vjen nga Facebook, i cili u lajmëron se në bashkëngjitje u vjen fjalëkalimi i ri për qasje në këtë shërbim, dijeni se bëhet fjalë për mashtrim.
Edhe jo vetëm për mashtrim, po për një shtojcë e cila do t’u merr nga kompjuteri juaj të gjithë emrat e përdoruesve dhe fjalëkalimet për cilindo shërbim online.
Porosia kontestuese e emëruar “Facebook Password Reset Confirmation! Customer Support”, e bashkëngjitja ofrohet në formatin zip me titull ”Facebook_password_357”.
Siç tërheqin vërejtjen ekspertët e McAffee, nëse nuk e keni kërkuar më herët, Facebook kurrë nuk do t’ua ndryshojë fjalëkalimin e përdoruesit dhe bën thirrje tek 400 milionë përdorues të mos bien pre e këtij mashtrimi. (marre nga Telegrafi)
March 18, 2010 ne TEKNOLOGJI nga nonealbania
Sipas gazetës prestigjioze amerikane “The New York Times”, Google, Intel e Sony janë duke bashkëpunuar në zhvillimin e pajisjes e cila kyçet në televizor të bazuar në Android, të quajtur Google TV. Ani pse tanimë ekzistojnë pajisje të bazuara në Android të cilat lidhen me televizor, Google TV do të duhej të jetë projekt shumë më gjithëpërfshirës. Vazhdo leximin e ketij artikull →
March 2, 2010 ne TEKNOLOGJI nga Kli$$i
Gjithkush e di se fëmijët ecin këmbadoras para se të mësojnë të ecin, dhe tricikli vjen para biçikletës. Por në cilën moshë duhet të mbajë një fëmijë celularin e tij të parë, laptopin apo të njihet me persona virtuale? Këto janë pyetje të cilat i bëjnë prindërit e shekullit XXI, dhe këtu nuk ka dijë nga brezat e parë. “New York Times” ka publikuar një artikull ku tregon këto probleme me të cilat ndeshën sot prindërit. Ju nuk mund t’i thonë fëmijëve tuaj tashmë adoleshentë, “Kur unë isha djalë, unë nuk mund të shkruaja mesazhe po limit derisa shkova në shkollën e lartë.” Vazhdo leximin e ketij artikull →
Tags:celulari, femijet, perdorimi i telefonit
March 1, 2010 ne LIFESTYLE, TEKNOLOGJI nga Kli$$i
Përdorim i celularëve rrezikon kancerin cerebral dhe mund ta paraqesë atë pas dhjetë vitesh. Ky ka qenë rezultati pas një studimi nga disa shkencëtarë në qytetin e Brescias.
Kjo gjë ka ardhur dhe si pasojë e një shembulli konkret në lidhje me përdorimin e celularit. Bëhet fjalë për një person i cili ishte drejtues në një ndërmarrje dhe gjatë kohës së punës ai kishte një përdorim të gjerë të celularit të tij.
Konstatohet se mesatarisht ai e përdorte atë 5 deri në 6 orë në ditë dhe kjo gjë ka ndodhur për rreth 12 vjet, nga 1991 deri më 2003.
Ky përdorim i celularit prej më shumë se dhjetë vitesh tashmë i ka shfaqur atij një patologji të rëndë cerebrale dhe mendohet se arsyeja është pikërisht përdorimi i tepruar i celularit të tij. /noa/
Tags:celulari, kancer, sendeti