Mirel: MSA po aplikohet pa probleme
March 12, 2010 ne LAJME nga nonealbania
Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit e Shqipërisë me Bashkimin Evropian po aplikohet pa probleme dhe kjo përbën një fakt pozitiv në ecurinë e procesit të integrimit europian. Një fakt të tillë e ka bërë me dije drejtori i Drejtorisë së përgjithshme të Zgjerimit në Komisionin Evropian, Pierre Mirel, gjatë një konference për shtyp me ministren e Integrimit, Majlinda Bregu, pas mbledhjes së Komitetit të Stabilizim-Asocimit për Shqipërinë i cili zhvilloi ditën e parë në Tiranë.Ai ka theksuar se në takimin me palën shqiptare, ekspertët evropianë vunë në dukje se janë shënuar hapa para në lidhje me legjislacionin, duke parë se janë hartuar disa nisma të reja si ligji për diskriminimin, ai për prokurimin publik, ligji amtimafia etj.
“Çështja e pronësisë është një problem, më tepër për investimet e huaja në vend”, tha më pas Mirel. (marre nga NOA)
komenti im a asht qe qeveria e albanis – shqiperia let vazhdon me mbajt kontaktet me bashkimin e evropian ne krye let jet sali berish se aj asht burr shteti pi shqiptarve nga te gjith te tjeret