Tiranë, familjarët e pacientit dhunojnë infermierin

March 12, 2010 ne LAJME nga nonealbania

Një infermier i Spitalit Ushtarak në Tiranë është dhunuar pasditen e stome nga familjarë të një pacienti. Ngjarja ka ndodhur në Urgjencën e spitalit, kur familjarët e një pacienti të paraqitur me probleme nga konsumimi i tepër i alkoolit kanë shfaqur pretendime dhe pakënaqësi për shërbimin e ofruar në spital. Si rezultat , familjarët kanë rrahur infermierin E.V. duke i shkaktuar dëmtime në trup. Pas denoncimit në polici është bërë shoqërimi në komisariat i disa personave ndërsa po punohet për zbardhejn e plotë të ngjarjes.
(marre nga BalkanWeb)